Kreu i PD, Sali Berisha ka ndarë një letër drejtuar opozitës, nga kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni.
Në letër shkruhet se miqësia mes popujve dhe partisë është historike, ku thekson se duhet të mbështetet nga rruga evropiane.
Meloni bën thirrje për bashkëpunim dhe forcim të miqësisë mes dy vendeve.
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Më poshtë gjeni një letër të Kryeministres së ardhshme të Italisë, Giorgia Meloni, e cila ktheu në pushtet forcat e djathta konservatore, aleatë të natyrshëm të mitë, Partisë Demokratike dhe popullit shqiptar. sb
I dashur President,
Ju falenderoj sinqerisht për mesazhin që më keni dërguar.
Shpresa ime është që fitorja e “Vëllezërve të Italisë” dhe e qendrës së djathtë të mos jetë vetëm përgjigja më efektive e mundshme ndaj nevojave të italianëve, por shenjë shprese dhe inkurajimi për të gjitha partitë dhe lëvizjet konservatore në Evropë që të mos ndalen kurrë së luftuari për vlerat tona të përbashkëta.
Në këtë kuptim, afërsia me partinë tuaj është historike, dhe për ne shumë e rëndësishme, ashtu siç është thelbësore të forcohet miqësia midis popujve tanë dhe të mbështetet sa mirë rruga evropiane të Shqipërisë. Për këtë pikë të fundit, mund t’ju siguroj vetëm mbështetje maksimale nga qeveria e ardhshme italiane.
Me përzemërsi të ngrohtë, Giorgia Meloni.