Kryeministrja finlandeze nuk gjen qetësi, publikohet një video tjetër në vallëzim intim

Kryeministres së Finlandës, Sanna Marin, i ka dalë sot edhe një video tjetër duke vallëzuar. Kësaj radhe në një klub nate, ku shihet teksa vallëzon me një roker, transmeton Gazeta Express.

Kryeministrja 36-vjeçare është bërë temë se fundmi për jetën që ajo  frekuenton. Dje ka dalë një video e një feste, ku ajo kërcente.

Mediat raportonin se në video është dëgjuar dikush të ketë përdorur një shprehje për kokainën, por Marin ka mohuar të ketë marrë substanca narkotike.

Ndërkaq sot, mediat kanë publikuar një video tjetër të Kryeministres nga një klub i natës.

Ajo shihet teksa vallëzon intimisht me një roker.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *