Dy persona janë proceduar në Korçë, pasi janë kapur duke kryer punime pa leje.
Sakaq, shtetasi me iniciale N. D., 46 vjeç, banues në Korçë dhe shtetësia me iniciale L. A., 50 vjeçe, banuese në fshatin Klocë, Maliq akuzohen për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Njoftimi i Policisë:
DVP Korçë
Procedohen penalisht 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë filluan procedimin penal për veprën “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, për shtetasin K. L., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr.1, Korçë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (thikë).
Po nga këto struktura filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” për shtetasin N. D., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 16, Korçë, ky shtetas u kap duke kryer punime pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq filluan procedimin penal për veprën “Ndërtimi i paligjshëm” për shtetasen L. A., 50 vjeçe, banuese në fshatin Klocë, Maliq, pasi në këtë fshat, u kap duke kryer punime pa leje.
Po nga këto struktura, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, për shtetasen B. K., 44 vjeçe, banuese në Maliq, pasi në fshatin Beras, Maliq, nga shërbimet e policisë u kap mjeti furgon tip “Benz” (në pronësi të 44-vjeçares), me drejtues shtetasin F. A., me të cilin po transportonte 6 m² lendë drusore të llojit dushk, pa dokumentacionin përkatës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.