Policia Rrugore e Tiranës ka identifikuar nëpërmjet rrjeteve sociale drejtuesin e automjetit që kryente manovra të rrezikshme më automjetin e tij.
Drejtuesi i automjetit kishte postuar në rrjetin social “tik tok” në datat 29.03.2023 dhe 20.04.2023 video për dy automjete të ndryshme, drejtuesit e të cilëve kryenin manovra të rrezikshme duke e bërë rrezik për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.
Për kundërvajtjet e kryera ndaj tyre u vendos masa administrative me vlerë 40 mijë lekë të rinj.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Kryen manovra të rrezikshme, Policia Rrugore e Tiranës identifikon nëpërmjet rrjeteve sociale, drejtuesit e automjeteve.
Në datat 29.03.2023 dhe 20.04.2023, në rrjete sociale janë postuar disa video për dy automjete të ndryshme, drejtuesit e të cilëve kryenin manovra të rrezikshme duke u bërë rrezik për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.
Falë punës intensive nga vëzhgimet në rrjetin social TikTok është bërë identifikimi dhe ndalimi drejtuesve të automjeteve, sëbashku me mjetet përkatëse.
Për kundërvajtjet e kryera ndaj tyre u vendos masa administrative me vlerë 40 mijë lekë të rinj, referuar ligjit numër 8378 datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë i ndryshuar; neni 139 paragrafi 3.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.