Kryenin manovra të rrezikshme me mjete lundruese, gjobiten dy persona në Sarandë

Dy persona janë gjobitur në Sarandë, pasi rrezikonin jetën e pushuesve në det me mjete lundruese.

Shtetasit me iniciale G. Zh., 35 vjeç dhe A. H., 45 vjeç janë ndëshkuar me masën administrative me 10 mijë lekë të rinj, pasi kryenin manovra të rrezikshme me mjete lundruese.

Sakaq i janë sekuestruar mjetet lundruese, pasi nuk e kishin të pajisur me dokumentacion.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim krijimin e një ambienti të sigurtë për pushuesit, kanë marrë njoftim për dy shtetas që kryenin manovra të rrezikshme me mjete lundruese, në det, duke rrezikuar pushuesit.

Pas lokalizimit të mjeteve lundruese, në bazë të ligjit nr.127, datë 15.10.2020, neni 14/b, u ndëshkuan me masë administrative 10.000 lekë të rinj secili, pronarët e mjeteve lundruese, shtetasit G. Zh., 35 vjeç dhe A. H., 45 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Gjithashtu u bë bllokimi i mjeteve lundruese me të cilët shtetasit G. Zh. dhe A. H. kryen manovra të rrezikshme. Gjithashtu u bllokua një tjetër mjet lundrues, në pronësi të shtetasit A. H., për mungesë dokumentacioni.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *