Kryeparlamentarja Spiropali pritet nga Papa Françesku në Vatikan

Elisa Spiropali, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, u prit sot në një audiencë të veçantë nga Papa Françesku në Vatikan. Ajo ndau momente nga kjo takim në rrjetet sociale, duke theksuar rolin e Atit të Shenjtë në promovimin e vlerave humaniste dhe dashurinë e tij për Shqipërinë.

Në postimin e saj, Spiropali shprehu mirënjohjen për këtë takim të paharruar dhe falënderoi Papa Françeskun për kontributin e tij në mbrojtjen e humanizmit, solidaritetit dhe paqes.

Postimi në rrjetet sociale
Sot pata nderin e rrallë dhe kënaqësinë e jashtëzakonshme të pritem në audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku. Krahas mirënjohjes për këtë takim të paharruar, i shpreha Shenjtërisë së Tij falënderim të thellë për kontributin e paçmuar që ka dhënë në mbrojtjen dhe lartësimin e vlerave të humanizmit, solidaritetit, drejtësisë shoqërore e paqes, për dashurinë e Tij për Shqipërinë, e cila i ka dhënë botës Shën Terezën, për bekimin e 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare, për kujdesin e veçantë për besimtarët dhe bashkëjetesën e tolerancën fetare në vendin tonë, të cilën Ati i Shenjtë e ka vlerësuar “Një trashëgimi historike e njerëzimit”.?

Papa Françesku ka vizituar Tiranën më 21 shtator 2014, ku vlerësoi tolerancën fetare dhe bashkëjetesën në Shqipëri, duke e përshkruar këtë si një shembull për të gjithë botën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *