Kryeplaku i fshatit nën akuzë për përdhunim, nëna e tij: Djali im nuk e ka bërë këtë veprim

Nëna e Ervis Rrapos, Ervehe ka mohuar akuzat që janë ngritur ndaj djalit të saj për përdhunim. Ajo thotë për mediat se djali i saj nuk e ka bërë këtë gjë, duke shtuar se Ervisi kishte pirë alkool e më pas kishte shkuar në shtëpi. Ndër të tjera, ajo shton se vajza e cila akuzon djalin e saj nuk është mirë nga mendja.

“Isha në një shoqe, vjen djali nga Korça, e pyeta pse je kështu bir i mamit? Më shau babai i vajzës dhe u grinda. Tani e hapën namin sikur e ka përdhunuar. Djali im nuk ka bërë një gjë të tillë. Nuk ka kryer marrëdhënie, ishte pirë dhe kishte vajtur atje në shtëpia. Nuk kemi patur probleme fare me ata. Vajza nuk është mirë nga mendja. Djali smë tha asgjë tjetër, fjeti gjumë. S’kemi hyrje dalje me familjen tjetër. Djali nuk e pranon që ka kryer marrëdhënie, beqar është. Djali vajti vetë në polici kur e arrestuan”

I riu u vu në pranga ditën e sotme pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, e cila sipas forcave blu është e pazotë për t’u mbrojtur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Rr., 29 vjeç, banues në një fshat të njësisë administrative Vithkuq, Korçë, pasi dyshohet se më datë 08.04.2023, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, e pazotë për t’u mbrojtur”- njoftoi sot Policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *