Kryeprokurori nxjerr udhëzimin në prag të zgjedhjeve: Dyfishim të prokurorëve dhe oficerëve, për hetim të blerjes së votave

Zgjedhjet po afrojnë, dhe për të shmangur blerjen e votës, kryeprokurori Çela ka nxjerrë një udhëzim. Raportohet se Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka nxjerrë udhëzimin e posaçëm për caktimin e prokurorëve të gatshëm që do të ndjekin nga afër incidentet zgjedhore, apo rastet për blerje të votave të zgjedhjeve të 25 prillit.

Kryeprokurori kërkon dyfshim të personelit të prokurorëve dhe të oficerëve të policisë gjyqësore, që do të merren me krimet zgjedhore. Për çdo të papritur, do të jenë në gatishmëri deri në shpalljen e rezultatit final të 25 prillit.

Hetimet do të kryhen sipas këtij udhëzimi edhe me organet e specializuara, ku përfshihen edhe SHISH. Si dhe mund të realizohen përgjime.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *