Bilanci i vrasjeve për vitin 2021 ka konfirmuar dhe një herë tjetër se Elbasani mbetet kryeqendra e krimit. Në harkun kohor të 12 muajve, dy qarqet me më shumë vrasje janë Elbasani dhe Tirana me nga 9 secili. Në një krahasim mes të dyve, duket qartë se situata në këtë vend është edhe më negative. Me një popullsi dukshëm në shifra më të ulëta se kryeqyteti, por me krimin që zhvillohet dita ditës, duke tejkaluar çdo kufi.
‘Lufta” mes qyteteve e qarqeve me më tepër ngjarje kriminale, atentate, plagosje, grabitje, shpërthme tritoli ka qenë me Elbasanit, Fierit, Vlorës, Shkodrës e Tiranës.
Përplasja mes grupeve kriminale e larja e hesapeve apo prishja e pazareve të drogës kanë ndihmuar në rritjen e kriminalitetit. Përplasjet mes tyre dhe krimi në familje, në qarkun e Fierit kanë regjistruar 8 vrasje, po aq sa Shkodra, ku krimet për shkak të konflikteve flasin me shifra të frikshme.
Qyteti bregdetar i Vlorës, renditet I 5-ti në qarqet me më tepër vrasje, ndërsa situata është përmirësuar në Durrës me 2 të tilla në 12 muaj. Më tej renditen Peshkopia, Gjirokastra dhe Korça, ku kjo e fundit paraqitet si zona me kriminalitetin më të ulët në qarqet e përmendura.
Nga statistikat e zbardhura, përplasjet më të egra mes grupeve në në Elbasan, Tiranë apo Vlorë. Në Fier ka pasur një shtim të rasteve të krimit brenda familjes, por nuk përjashtohen as shkaqet që tashmë kanë regjstruar në mbarë vendin mbi 50 të vrarë.