Kryetari i Komitetit të Jashtëm i PE: BE s’ka më kohë! Shqipëria i ka përmbushur kushtet, të hapen negociatat

Kryetari i Komitetit të jashtëm të PE, David McAllister është duke mbajtur një konferencë për mediat.

McAllister tha se duhet të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi dy vendet kanë plotësuar kushtet.

“Gjatë takimeve tona me politikëbërës dhe shoqëri civile kemi dhënë këto mesazhe: BE s’ka kohë për të humbur për çeljen e negociatave me Shqipërinë  dhe Maqedoninë e Veriut sepse të dy vendet kanë përmbushur kushtet. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur për të vijuar reformat në të mirë të qytetarëve, plani A është bashkëpunim konstruktiv politik”, tha ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *