Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, mbeti i bllokuar mbrëmjen e djeshme në objektin e komunës. Ai filloi punën që në orën 06:30 të mëngjesit të djeshëm dhe akoma është duke qëndruar aty.
Ai qëndroi në ambientet e komunës së bashku me vëllain e tij dhe u detyruan ta kalonin natën aty për shkak se nuk mundeshin të largoheshin.
Përgjatë të gjithë ditës së djeshme serbët kanë protestuar përpara ambienteve të komunave.
Në Zveçan pati tensione më të mëdha, pasi rreth 25 trupa të KFOR-it mbetën të lënduar./KlanKosova