Kryetari i Zubin Potokut: Deklaratat e Listës Serbe dhe të Serbisë, tendencë për të zhvendosur vëmendjen

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj rrjetit të ujësjellësit në komunën e tij.

Zeqiri në një intervistë me A2 CNN ka thënë që përpjekjet e Listës Serbe dhe të shtetit serb për të dëmtua Republikën e Kosovës nuk janë ndaluar për asnjë moment. Ai ka thënë që ka përpjekje për të ngritur tensionet në pjesën veriore.

“Janë faktet se ka përpjekje për të penguar gjithçka, për të sulmuar rendin kushteteus të Republikës së Kosovës. Adresa dihet, Serbia, shërbimet sekrete të Serbisë, duke i mbështetur këto grupe kriminale, këta individë terroristë edhe me financa, dhe me gjithë mekanizmin e saj shtetëror, normalisht për të dëmtuar rendin kushtetues në Republikën e Kosovës.”, tah Zeqiri.

Ai ka theksuar se deklaratat që Serbia ka bërë pas sulmit shërbejnë për të zhvendosur vëmendjen.

“Mua më duk se është një tendencë për të zhvendosur vëmendjen, po japin një deklaratë kot fare dhe natyrisht që mund të jenë deklarim të tilla por adresa është aty dhe nuk ka asnjë adresë tjetër sa i përket mendimit tim”, tha Zeqiri.

Kryetari i Zubin Potokut e cilësoi këtë si një akt të rëndë terrorist dhe sipas tij falë ndërhyrjes së shpejtë arriti të shmanget edhe katastrofa.

“Pasojat kishin me qenë të mëdha, gati katastrofë humanitare, sepse vet ndalja e furnizimit me ujë ka pasoja të drejtpërdrejta tek të gjithë qytetarët, të gjitha familjet, sepse pa ujë shumë qytete vjen deri tek një krizë humanitare dhe këtu atakohet edhe rryma.”, tha Zeqiri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *