Një 19 vjeçar ka rënë nga kati i dytë i një resorti në Ksamil. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
I riu është dërguar për të marrë mjekim në spitalin e Sarandës.
19-vjeçari është transportuar më vonë drejt spitalit të Traumës në kryeqytet, ku po merr ndihmë më të specializuar mjekësore. Sipas policisë, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.