Ksamil/ Kishin shkuar për qejf por… ‘BMW’-ja bëhet ‘fërtele’ nga përplasja, përfundon rëndë në spital 31-vjeçari

Një aksident ka ndodhur në orët e para të këtij mëngjesi në Ksamil.

Automjeti tip “BMW” me drejtues Ajet Abedinin, 31 vjeç, është copëtuar si pasojë e përplasjes, ndërsa ai është transportuar në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore.

Copëtohet nga përplasja një BMW në Ksamil, përfundon rëndë në spital 31-vjeçari

Si pasojë e shpejtësisë, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e tij dhe për rrjedhojë, është përplasur në rrethimin e një biznesi dhe njëherësh ka dëmtuar edhe dy automjete të parkuara.

Fatmirësisht në orën kur ka ndodhur aksidenti, nuk ka pasur lëvizje njerëzish në rrugë pasi pasojat do ishin shumë më të rënda.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *