Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar për çështjen e 27-vjeçarit Jani Rustemaj, i arrestuar nga policia e Tiranës për vjedhje dhe që më pas ka përfunduar në spital, ku ndodhet ende i shtruar në gjendje kome.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka ndërmarrë një mision monitorimi për Jani Rustemaj, 27 vjeçarin pjesë të minoritetit Rom, i arrestuar për vjedhje dhe që ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë. Nga konstatimet janë vënë re shkelje në kartelën mjekësore, por edhe në transferimin e tij nga Blloku i Sigurisë në ambientet e burg me pretendime të pa qarta.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar për çështjen e 27-vjeçarit Jani Rustemaj, i arrestuar nga policia e Tiranës për vjedhje dhe që më pas ka përfunduar në spital, ku ndodhet ende i shtruar në gjendje kome. Sipas raportit të publikuar, Komuniteti i Helsinkut gjatë monitorimit të kryer në institucionet që i riu ka qenë që nga dita e parë arrestimit në datën 12 prill, ka konstatuar disa mangësi.
Edhe pse i riu ka marrë trajtim një ditë pasi është futur në Bllokun e sigurisë, në një rast edhe me “solucion diazepam” KSHH ka konstatuar se në raportin mjekësor nuk është specifikuar doza e këtij mjekimi, kërkesë kjo e protokolleve mjekësore. Vëzhguesit e KShH verifikuan se në kartelën shëndetësore të hapur për këtë shtetas në datën 13 prill, nuk është pasqyruar as trajtimi që i është dhënë nga institucionit apo nga urgjenca e QSUNT në vijim për shkak edhe të problemeve si dridhje të trupit që kishte shfaqur.
Të dhëna të tjera kontradiktore, janë konstatuar edhe për transferimin e të riut nga Blloku i sigurisë në ambientet e burgut 313 dhe IEVP 302, pas vendosjes së masës së sigurisë për të. Sipas Komunitetit të Helsinkut, i riu është mbajtur në shkelje të ligjit dhe të drejtave të të burgosurve në paraburgim, duke vënë në pah disa pretendime. Fillimisht është konstatuar nga KSHH, se i riu nuk ka pranuar të transferohet se ka hasmin në ato ambiente, ndërsa më pas është thënë se në burgun 313 ka pasur mbipopullim, gjë e cila ka rënë poshtë nga komuniteti i Helsinkut i cili ka konstatuar se në atë moment në burg kanë qenë 50 persona më pak se numri limit, i cili është 480.
Ajo çka është më e rëndë në konstatimin e Komunitetit të Helsinkut, është fakti i përdorimit të shprehjes “këtë kategori të arrestuarish” për një shtetas të Minoritetit Rom, vartës ndaj lëndëve narkotike. Për Komunitetin e Helsinkut kjo krijon dy standartizim në praktikën e autoriteteve dhe dyshime të arsyeshme, për trajtime të diferencuara me qasje diskriminuese ndaj tyre.
Megjithëse kanë kaluar më shumë se tre javë që nga momenti që i riu ndodhet në reanimacionin qendror të Qendrës spitalore Nënë Tereza dhe monitorimit nga Komuniteti Shqiptar i Helsinkut, ende nuk është konstatuar se cila ishte arsyeja që e dërgoi këtë të ri në koma. Mbidoza e metadomit të cilën e merrte për varësinë ndajë lëndëve narkotike, pranë qendrës Aksion Plus, apo diçka tjetër.