Një copë mermeri i tempullit të Parthenonit është kthyer në Athinë nga një muze në Siçili pas dy shekujsh. Muzeu i Akropolit i Athinës prezantoi të ashtuquajturin ‘Fragmentin e Faganit’, një fragment mermeri me përmasa 35 me 31 centimetra që tregon këmbën e perëndeshës greke Artemis të ulur në shtëpi .
Drejtori i Muzeut të Akropolit, Nikolaos Stampolidis përshëndeti gjestin duke thënë se ishte diçka e mrekullueshme që italianët vendosën ta kthenin sërish atje ku dhe u krijua.
Fragmenti i Partenonit , i pari që kthehet në Greqi nga një vend i huaj do t’i jepet hua Athinës për katër vite me një opsion rinovimi për katër të tjera, por bisedimet midis qeverive po zhvillohen që ajo të mbetet përgjithmonë në Greqi.
Athina ka bërë fushatë për të pasur ‘Mermeret Elgin’ që prezantojnë skena nga mitologjia greke , siç njihen shpesh nga Muzeu Britanik . Muzeu Britanik i bleu mermeret në vitin 1816 dhe zyrtarët britanikë thonë se ato janë blerë në rrugë ligjore por Greqia e mohon këtë pretendim.
Kur Kiriakos Mitsotakis vizitoi Downing Street në nëntor, kryeministri britanik Boris Johnson i tha atij se i kupton ‘emocionet e forta të popullit grek’ por kjo çështje i përket Muzeut Britanik dhe jo qeverisë së tij. Kohët e fundit, vendet si Franca, Spanja dhe Gjermania kanë ndërmarrë hapa për të kthyer artefaktet e grabitura ne muzetë e tyre në vendet e origjinës.
/Priza.al/