Një furgon është kthyer përmbys pasditën e sotme në aksin rrugor Qafë Llogara.
Mësohet se nga aksidenti ka mbetur i plagosur vetëm 1 person, si dhe se dëmet materiale janë të vogla.
Furgoni i përmbysur ka bllokuar të dyja akset e rrugës, duke krijuar trafik në atë zonë.
Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen ndërkohë që po punohet për të zhbllokuar rrugën.
Policia së bashku me grupin e hetimit po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, si dhe po bëjnë të mundur lëvizjen e makinës.
/Priza.al/