Një 72-vjeçar shtetas italian ka përndjekur dhe ofenduar për 14 vite me radhë fqinjët e tij me kryefamiljar një shqiptar, bashkëshorten e tij rumune dhe djalin e tyre.
Ngjarja ka ndodhur në Baricella të Bolonjës ku pas denoncimit janë marrë dhe masa ndaj 72-vjeçarit.
Në denoncimin e saj romunja kishte theksuar se tashmë qëndrimi paragjykues i të moshuarit ishte përkeqësuar me kalimin e kohës, duke kaluar nga ofendime të tilla si “Të huaj, kthehuni në Shqipëri me gomone!”, në kërcënime më të rënda. Para pak kohësh, shtetasi italian kishte vendosur një kavanoz plot me fekale dhe një mi të ngordhur para derës.
Gjithashtu kërcënimet e të moshuarit ndaj familjes kishin vijuar dhe me drejtimin e një kaçavide në vitin 2020.
Në lidhje me këtë ngjarje autoritetet vendosën që i moshuari duhet të ruajë një distancë rreth 500 metra nga çifti ndaj për këtë ai është detyruar që të largohet nga prona e tij.