Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Durrës. Mësohet se gjatë operacionit është zbuluar një rast i shitjes së lendeve narkotike, ku një person kishte përshtatur lokalin për përdorim droge.
Policia bën me dije se, është arrestuar shtetasi Sh. K., 52 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pronari i lokalit, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.
Ai kishte regjistruar biznesin e tij si bar-kafe, por në fakt në mënyrë të fshehtë shpërndante aty drogë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në lokal është arrestuar klienti i lokalit. Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë dhe një armë e ftohtë (thikë). Dy të arrestuarit janë shoqëruar në komisariat, ndërsa policia po heton për të zbuluar rrjetin në cilin ata vepronin.