Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë takimit të tij me demokratët në Durrës, ka thënë se kthimi i tij në politikë do të ngjasojë më atë të miliarderit Steve Jobs.
Ashtu sikur Jobs ndryshoi botën me Ipad, Berisha shprehet se është i vendosur të ndryshojë Shqipërinë.
“Rama je i pashpresë, ta ketë të qartë. Ai thotë se nuk mund të vjedhë se jam 2 metra i gjatë. Kthimi im është si kthimi i Steve Jobs, i cili pas një seri pabesirash dhe qëndrimet që e nxorën në rrugë e u kthye dhe me I Pad-in ndryshoi botën, ne së bashku do ndryshojmë Shqipërinë.” tha Sali Berisha.