Territori Shqiptar pritet që në orët e para të ditës të dominohet nga kthjellimet dhe kalimet e pakta të vranësirave në zonat malore. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë shpeshtim të vranësirave në të gjithë vendin tonë, por vranësirat nuk do të mund të gjenerojnë reshje.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.