Moti këtë të hënë pritet të jetë me diell e temperatura të larta.
Në relievet malore në orët e mesditës këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të izoluara në formën e shtrëngatave apo stuhive. Në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht atë të qendrës reshje shiu me intensitet mesatar dhe lokalisht deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive.
Temperaturat parashikohet të arrijnë deri në vlerat 34-35°C.