Pjesa e parë e ditës në territorin shqiptar do mbizotërohet nga kthjellimet dhe kalime vranësirash, të cilat më të theksuara do të jenë në zonën veriore. Por gjatë pjesës së dytë të ditës vranësirat shtohen gradualisht, ku në orët e vonë të natës do të krijojnë mundësi për reshje të pakta në zonat perëndimore të vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten me të paktën 2 gradë në mëngjes, por rritje më të lehtë sjellë mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell dallgëzim mbi 3 ballë.
/Priza.al/