Dita e sotme parashikohet të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin.
Sipas MeteoAlb ultësira perëndimore dhe zonat e ulta paraqiten me mot të kthjellët gjatë paradites por vranësira të herë pas hershme do ketë në zonat malore. Zhvillimi i vranësirave lokale në juglindje të vendit duke rrezikuar edhe ndonjë shi afat shkurtër. Pjesa tjetër e mbetur e ditës të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 32°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3-4 ballë.