Për këtë të martë, pritet që moti të mbetet kryesisht i kthjellët gjatë gjithë ditës në shumicën e zonave të vendit tonë. Do të ketë diell në shumicën e kohës, por në zona të caktuara, veçanërisht në relievet kodrinore dhe malore, priten vranësira të herëpashershme, veçanërisht gjatë orëve të mesditës dhe pasditës.
Vranësirat e pritura mund të shoqërohen me reshje të lehta shiu me intensitet të ulët. Në raste të izoluara, mund të ketë edhe shkarkesa elektrike dhe breshër të shkurtër. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi veriperëndim-verilindje me shpejtësi 3-8 m/s në shumicën e territorit. Megjithatë, në vijën bregdetare dhe në lugina të maleve, era mund të përshpejtohet deri në 10-14 m/s, me forcë 1-3 ballë.