Për javën që presim, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndueshme për shkak të masave ajrore të ftohta dhe të lagështa me origjinë veriperëndimore. Ditët e Hënë, Enjte dhe pjesërisht Martë pritet të sjellin mot të ndryshueshëm me kthjellime dhe alternime vranësirash. Gjatë ditës së Martë, në pjesën e dytë të ditës, do të ketë shtim të vranësirave.
Për ditën e Mërkurë dhe të Premten, moti do të jetë kryesisht i vranët me intervale kthjellimesh të herëpashershme. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu, të cilat do të jenë të ulëta në pjesën më të madhe të territorit, por në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar dhe herë-herë të larta, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Në lartësitë mbi 1000-1200 m priten reshje bore me intensitet të ulët, ndërsa në Alpe reshjet e borës pritet të jenë deri mesatare. Era do të jetë me drejtim verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare deri në 8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 14 m/sek.