Ditën e sotme vendi ynë do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull në mëngjes. Gjate ditës me diell dhe vranësira të pakta.
Sipas Meteoalb temperaturat minimale do të luhaten 8-15 gradë në veri në mëngjes, gjatë ditës do të jenë pa ndryshime 19-23°C deri në 24-27°C në zonën e ulët dhe bregdet.
Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.