Prej disa ditësh i gjithë vendi ynë ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke bërë që edhe e premtja të sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta. Parashikohet që kthjellimet më të dukshme të jenë në ultësirën perëndimore.
Ndërsa në zonat malore do të ketë kalime vranësirash, të cilat nuk do të mund të gjenerojnë reshje në territorin shqiptar.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 16°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.