Pandemia e koronavirusit ka dhënë ndikimin e saj edhe në anomalitë në sportin më të ndjekur në planet, futbollin. As ndeshjet më të rëndësishme të ligave nuk dihet se ku do të luhen dhe se si…
UEFA do të vendosë nesër përfundimisht se ku do të luhet finalja e “Champions League”. Tre janë opsionet, Stambolli, Londra ose Portugalia.
Së fundmi mediat britanike po flasin se, UEFA mund të vendosë që Manchester City- Chelsea të luhet në “Dragao” të Portos.
Në fillim ishte vendosur që finalja të luhej në “Ataturk” të Stambollit, por Turqia është në izolim, teksa Anglia e ka vendosur si “zonë të kuqe”.
Një pistë tjetër mbetet “Wembley”, përderisa dy finalistet janë skuadra angleze. Pritet të shihet nëse nesër UEFA do të surprizojë apo jo me vendimin.
/Priza.al/