Këngëtarja e njohur Ronela Hajati mund të konsiderohet si një nga artistet më interaktive në rrjetet sociale. Ajo ka një numër të madh fansash, por edhe personash që e kritikojnë.
Teksa komentet negative nuk mungojnë, nuk mungojnë gjithashtu edhe reagimet e drejtëpërdrejta të Ronelës. Së fundmi, artistja ka ‘ironizuar’ të gjithë ata që energjinë apo shfaqjen e saj në rrjetet sociale duke qeshur e lidhin patjetër me marrjen e ndonjë substance narkotike apo alkoolit.
“Komenti më idiot shqiptar, po të panë duke qeshur: Paske pi içik o jeta, Ku e ble këtë mallin, Sa paske pi mi”,- shkruan Ronela në Instagramin e saj.
Siç duket, këngëtarja është lodhur nga këto komente, sa herë që shfaqet në gjendje të mirë. Epo, energjia dhe buzëqeshja nuk i ka munguar kurrë Ronelës dhe ketë ajo e ka treguar gjithmonë si me performancat dhe shfaqjet e saj në publik.