Padyshim që Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë një prej çifteve më në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe publikut, që pas rrjedhës që mori historia e tyre e dashurisë gjatë dhe pas “BBV”, ndërsa kohët e fundit janë duke e jetuar romancën e tyre më hapur se asnjëherë më parë.
Me siguri e kujtoni që pas takimit të tyre të famshëm brenda shtëpisë, aktori i bëri edhe një “dhuratë” partneres, duke i hedhur përtej murit të “izolimit” një kuti biskotash me varësen e tij brenda, me rastin e 3-vjetorit të lidhjes.
Në atë kohë Bora postoi në Instagram që e kishte marrë dhuratën, megjithatë tani duket se moderatorja nuk e ka më, ose të paktën nuk e mban më të vënë dhe pyetja e Donaldit është pikërisht për këtë. Nisur nga një foto që Zemani ka postuar në Instagram-in e saj, foto që e ka bërë kohë më parë dhe që varësen e partnerit e mban veshur, Veshaj është kujtuar për të duke e pyetur publikisht se “Ku është kjo?”
Bora i përgjigjet me anë të një postimi në ‘InstaStory’ e cila shkruan: “Nuk ta jap më, kot interesohesh”.