Niveli i korrupsionit në vendin tonë është përkeqësuar, tregon raporti i fundit i Transparency International.
Në 180 vende të analizuara, Shqipëria renditet e 110-ta. Kur flitet për korrupsionin dhe luftën ndaj tij, të vjen ndërmend një shprehje kineze që thotë, se zogun në fluturim dhe korrupsionin, nuk mund t’i zësh dot. Raporti i fundit u Transparency International e pohon këtë shprehje.
Po cilat janë institucionet ku korrupsioni është i ngulur më thellë?
“Gjithkund ke korrupsion. Në shëndetësi, në arsim, nëpër zyrat e administratës, polici, zyrat e Kadastrës.”
“Jo vetëm korrupsion, por edhe përbuzje, sorollatje.”
“Më është dashur të paguaj në spital.”
“I shikoni këto dokumente. Po vij nga Ministria e Financave. Kam 1 vit e gjysmë që nuk po zgjidh një problem me bashkinë e Përmetit.”
“Do shikoni zgjedhjet e 6 marsit se sa korrupsion ka në politikë. Këtu hajduti dhe horri çajnë.”
“Korrupsioni po na bluan. Është bërë të ikin të rinj e pleq.”
Shkon në një zyrë dhe ndihesh i fyer, i tallur, i shtrënguar të paguash ryshfet, që të zgjidhësh hall.”
/Burimi: Top Channel/