Në një kohë që e gjithë bota po merret me problemin e pandemisë së koronavirusit që si ferr në këmbë i është ngatërruar sidomos Perëndimit, një axhendë e mirë menduar dhe e paracaktuar vijon të veprojë me përpikmëri e maskuar nën petkun e barazisë dhe solidaritetit, duke goditur më së pari vlerat e Krishtera europiane dhe familjen.
Sipas dekalogut për “komunikim korrekt” të ofruar nga Komisioni, stop referimeve edhe për gjininë, përkatësinë etnike, racën, aftësinë e kufizuar dhe orientimin seksual.
“Miss apo Mrs” (zonjushë dhe zonjë) duhet të zhduken, duke u zëvendësuar nga një “Ms”(Znj.) më e përgjithshme. (“Znj” është disi dredharake: përdoret dhe për gratë e pamartuara dhe të martuara). Madje edhe festat nuk duhet të referohen më me konotacioneve fetare, si Krishtlindjet, por të përmenden në mënyrë të përgjithshme.
Për shembull, do t’ju duhet të thoni “pushimet janë stresuese” dhe jo më “Krishtlindjet janë stresuese”. Kështu shkruan Brukseli në udhëzimet e reja për “komunikim korrekt” në dokumentin e titulluar “Bashkimi i Barazisë”.
Qëllimi i Komisionit Europian është që të bëjë që “çdo person në BE të ketë të drejtën për t’u trajtuar në mënyrë të barabartë” pa iu referuar “gjinisë, përkatësisë etnike, racës, fesë, aftësisë së kufizuar dhe orientimit seksual”.
Eurodeputetët e Forza Italia nuk janë dakord. “Në një dokument të Komisionit të BE-së” punonjësit ftohen “të mos i referohen në mënyrë eksplicite periudhës së Krishtlindjeve dhe të mos përdorin vetëm emra të krishterë si “Maria apo Giovanni”, sepse konsiderohen të dëmshëm për ndjeshmëri të ndryshme fetare.
Kështu shprehen eurodeputetët Antonio Tajani, Isabella Adinolfi, Andrea Caroppo, Salvatore De Meo, Herbert Dorfmann, Fulvio Martusciello, Aldo Patriciello, Luisa Regimenti, Massimiliano Salini dhe Lucia Vuolo në një pyetje me shkrim drejtuar Komisionit të BE-së pyesin. Në dokument pyetet: “A ka ndërmend Komisioni t’i modifikojë këto udhëzime, duke respektuar rrënjët e krishtera të Bashkimit Evropian?”.
Udhëzimet
Në dekalog ka disa rekomandime që duhet të përdoren gjithmonë, duke nisur nga fakti i “mospërdorimit të emrave apo përemrave që kanë lidhje me gjininë e temës dhe mbajtjes së një ekuilibri midis gjinive në organizimin e çdo paneli”. Nëse përdoret përmbajtje audiovizuale ose dëshmi, duhet të siguroheni që “diversiteti të përfaqësohet në çdo aspekt, ndaj mos iu drejtoni audiencës me fjalët “zonja” ose “zotërinj”, por përdorni një të përgjithshme “të dashur kolegë”.
Kur flitet për transseksualë duhet të “identifikohen sipas treguesve të tyre”. Nuk mund të përdoret fjala “të moshuar” por “njerëz më të mëdhenj” (popullsia më e rritur). Së fundi, është e detyrueshme të flitet për personat me aftësi të kufizuara duke iu referuar përparësisë së personit (për shembull, në vend të “Mario Rossi është me aftësi të kufizuara”, duhet të përdoret “Mario Rossi ka një aftësi të kufizuar”.
Çështjet fetare
Mes rregullave ka edhe referenca për një komunikim “korrekt” në lidhje me fetë. Për shembull, në tekst këshillohet që në çdo përmbajtje komunikuese “të mos përdoren emra të përveçëm tipikë të një feje të caktuar”. Për sa i përket festave, komisioni kërkon “të shmanget marrja e mirëqenë se të gjithë janë të krishterë”. Me shumë shembuj: në vend që të themi apo të shkruajmë “Krishtlindjet janë stresuese”, ekzekutivi europian fton të përdoren fjalët: “Pushimet janë stresuese”.
/Priza.al/