Kreu i PD, Sali Berisha tha se vendimi për shpalljen non-grata është marrë pas pasur asnjë fakt a dokument nga SHBA.
Ku theksoi se në rastin tjetër, ku ish-kryetari Lulzim Basha akuzohet për fonde nga Rusia dhe se ka plot fakte, nuk është marrë asnjë vendin përveçse një dosje e mbyllur.
Ku ndryshon vendimi i SHBA-ve për ju dhe Bashën?
Berisha: Në rastin tim është deri më tani një vendim si nëmateria, pas asnjë fakt, dokument ju jeni dëshmitar. Qoftë dhe një fakt i vetëm nuk është deklaruar. Unë kam thënë që nuk kanë për të gjetur asnjë fakt dhe nëse kërkojnë për 100 vite. Deri më sot nuk ka fakte. Në këtë rast, flitet për personazhe ruse, për binjatën kompani ruse në Skoci, fonde 500 mijë dollarë, dosje të mbyllur nga Rama. Janë kaq shumë dokumente por asnjë përgjigje. Basha deklaroi se fondet i ka bërë në diasporë, por prokurorët nuk hetuan. As në SHBA nuk shkuan. Rezultoi se asgjë nuk kishte hyrë as dalë nga arka e PD. Nga dole pran 500 mijë dollarë? Kryetari e dinte, ndaj u mor peng nga Rama.