Ku shkojnë miliardat? Bie e-Albania, JOQ raporton denoncimet e qytetarëve!

Portali qeveritar e-albania ka rënë. Qytetarët nuk po marrin dot shërbime të caktuara, konkretisht certifikatën e vaksinimit të Covid.

 

 

Ata shprehen se prej një jave nuk po munden ta marrin këtë shërbim pavarësisht se kanë komunikuar edhe me supportin e portalit, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Prej kohësh, sistemi i e-albania ka hasur në problematika të cilat kanë mbetur ende pa zgjidhje. Duke marrë parasysh që shumica e shërbimeve shtetërore ka kaluar online, një pjesë e madhe e qytetarëve po hasin në vështirësi për të zgjidhur problemet e tyre.

DENONCIMI 1:

”JOQ Pershendetje po ju shkruaj ne lidhje me nje shqetesim dhe problem per platformen E -Albania kam nje jave qe po perpiqemi ti marim prinderve certifikaten e vaksines se covid dhe nuk mund ta marim shkruhet vetem “Dicka nuk shkoi sic duhet, provoni me vone”..Na duhen sa me shpejt te jete e mundur sepse prinderve i duhen per ne Ambasaden Amerikane dhe platfroma nuk funksionon. Ju lutem ndajeni kete problem pasi qindra njerez jan ne hall .Shpresoj ta shohin kte postim dhe te raagojne! Faleminderit!”

Denoncimi 2:

 

”Pershendetje JOQ. Dua te bej nje denoncim mbi mosfunksionimin e portalit E-Albania. Pas disa ditesh kam rezervuar nje takimi ne kliniken e Ambasades Amerikane (immigrant visa appointment) ku pjese e dokumentacionit eshte edhe kartela e vaksinimit te COVID 19. Pasi bera dozen e vaksines se Covid, mjekja me tha qe kartelen mund ta nxjerr nga portali E-Albania. Kam 4 dit qe tentoj ta nxjerr dhe portali me thote “Nje problem ndodhi gjate gjenerimit te certifikates. Provoni me vone. ” Dhe pse kam derguar email tek suporti i e- Albania askush nuk me kthen pergjigje. Ju lutem bejeni publik shqetesimin tim me shpresen qe dikush mund ta shikoje dhe ta rregullije si problem. Faleminderit”


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *