Kualifikim i merituar i Milanit në Champions, Juventus largohet me kokën ulur nga Europa, përmbysje e Manchester Cityt

Champions League ka dhënë sonte verdiktet përfundimtare. Të gjitha enigmat janë zgjidhur dhe tashmë skuadrat do të presin shortin e 1/16-ave.

Në grupin E, fitorja 4-0 e Milanit ndaj Salzburg bën që kuqezinjtë të shkojnë në fazën tjetër si vend i dytë. Kampionët e Italisë zhvilluan një ndeshje fantastike, duke mos diskutuar aspak fitoren. Golat u realizuan nga Giroud (X2), Messias dhe Krunic. Kryesuesit e Chelseat triumfuan 2-1 me Dinamon e Zagrebit. Petrovic shënoi për miqtë ndërsa Sterling dhe Zakaria përmbysën llogaritë.

Në Grupin H, PSG vuajti jo pak ndaj Juventusit në Torino (Ekipi i Allegrit do të luajë në Europa League), teksa sfida përfundoi 1-2. Benfica mundi Maccabin 1-6, me portugezët që vazhdojnë ëndrrën Champions League pasi renditen pas parisienëve.

Në Grupin G nuk kishte asgjë për të diskutuar pasi gjithçka ishte vulosur që më para. Pavarësisht kësaj, Manchester City i Pep Guardiolës shtoi akoma më shumë numrin e pikëve (pozicioni i parë), pas përmbysjes 3-1 ndaj Sevillias. Dortmundi ishte prerë biletën një javë më parë dhe sonte barazoi 1-1 në Copenhagen.

Milan-Salzburg 4-0

 

 

 

Chelsea-Dinamo Zagreb 2-1

 

Manchester City-Sevilla 3-1

Copenhagen-Dortmund 1-1

Juve-PSG 1-2

 

 

 

 

Maccabi Haiffa-Benfica 1-6

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *