Senegali bëri surprizën ditën e sotme ndaj Ekuadorit, duke e mundur 1-2 dhe duke u kualifikuar në fazën tjetër të Botërorit. Edhe pse mungoi Sadio Mane në këtë kompeticion për shkak dëmtimi, kjo përfaqësuese ia doli të bëjë mirë. Pas sfidës ka folur trajneri i senegalezëve, Cisse.
“Do të doja t’ia kushtoja këtë fitore një njeriu që po bën gjëra të jashtëzakonshme për vendin, i cili për fat të keq nuk është atje sot. Emri i këtij njeriu është Sadio Mané” – Tha ai.