Atletika shqiptare nuk ka shumë sportistë në gjirin e vet, por disa në disiplina të veçanta po shkruajnë histori me rezultatet e tyre të larta e shpesh edhe konkurruese në garat ndërkombëtare e në këtë listë padyshim që vendin e parë e merr Luiza Gega.
Atletja shtatvogël por me rezultate të mëdha, Luiza Gega, kualifikohet në finale të garës së 3000 metrave me pengesa në Evropianin e Atletikës që po zhvillohet në Mynih.
Atletja shqiptare, e renditur e pesta në botë në këtë disiplinë një muaj më parë në botëror, konsiderohet favorite për medalje në finalen që do të zhvillohet më 20 gushtit.