Arrogancë, mungesë komunikimi, barkderra, e deri tek efektivë që të fyejnë ose nuk të japin ndihmën në kohën e duhur, vëren çdo qytetar dhe drejtues mjeti në Shqipëri kur përballet me Policinë Rrugore.
Por ditët e fundit kjo e fundit është hedhur në një aksion kombëtar me pretendimin se do të vendos rregull në rrugët e vendit dhe se do të ulë numrin e aksidenteve të përditshëm.
Megjithatë në thelb të këtij aksioni si gjithmonë duket se është gara se kush të vërë më shumë gjoba dhe heq patenta, po sa për aksidentet dhe të dëmtuarit, askush nuk e çan kokën dhe efektivët janë me parimin “le të vdesë kush ka për të vdekur”.
Arroganca dhe forca janë në thelb të patrullave të gatshme të Policisë Rrugore sidomos në kryeqytet, ku me urdhër të shefave të tyre ata po bëjnë “kërdinë” me gjoba dhe heqje patentash, në një kohë që makinat e “të fortëve” askush nuk guxon t’i ndal për të hapur krahun.
Por ditët e fundit Policia e Shtetit ka nisur edhe me bërjen e apeleve për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të mos ecin shpejt.
Megjithatë kjo nuk mjafton, pasi rregullat shkelen si në autostradë ashtu dhe në qytete, por mjetet e shtetarëve dhe atyre që kanë lidhje me ta, nuk preken.
Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, policia i kujton shoferëve që kudo në rrugë ka radarë, kamera dhe efektivë që monitorojnë, si për të thënë se e vetmja zgjidhje është jo disiplinimi dhe kultura në rrugë, por “frika që ruan vreshtin”.
Ja mesazhi i Policisë Rrugore në rrjetet sociale:
“Mos shpejtoni se kudo ka radarë?, kamera?, polic rrugor?♂️me makina ? e me makina civile ? që monitorojnë ? qarkullimin e automjeteve.
Aspak qëllim gjoba, vetëm e vetëm siguria e jetës në rrugë.
Respekto rregullat e qarkullimit, mos fluturo ✈️?në rrugë?️, mos drejto mjetin nën efektin e alkoolit? apo në gjendje të dehur??, nëse do që të arrish i sigurt për jetën në destinacion dhe me patentë në xhep.
??♂️? bëjmë më të mirën!”
/Priza.al/