Kufizimet e udhëtimeve drejt Italisë, Manastirliu: Rivlerësoni vendimin! Ja përgjigja e homologut

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është takuar me homologun italian Roberto Speranza sot në Romë ku kanë nënshkruar marrëveshjen 5-vjeçare të bashkëpunimit mes Ministrive të Shëndetësisë për sigurimin e trajtimit falas dhe profilaksisë për të gjithë fëmijët hemofilikë në Shqipëri.

Gjatë takimit ndërmjet dy delegacioneve, Ministrja Manastirliu i ka kërkuar homologut italian, mundësinë e rishikimit të vendimit për heqjen e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve shqiptarë në Itali, nisur nga përmirësimi i situatës së Covid-19 në Shqipëri, krahasuar me disa javë më parë.

“I kam kërkuar ministrit për të rivlerësuar vendimin në bazë të situatës epidemiologjike për udhëtimin e shqiptarëve drejt Italisë. Do vlerësohet ku vendim sipas periodicitetit bazuar në situatën epidemiologjike. Ajo që duhet vijuar është vaksinimi si e vetmja armë për të kufizuar përhapjen e COVID”, deklaroi Manastirliu.

Ajo u shpreh se e ka falënderuar atë për mbështetjen që Italia i ka dhënë Shqipërisë përmes mekanizmit COVAX për vijimin e vaksinimit kundër COVID në vendin tonë.

“E kam falënderuar ministrin për mbështetjen ë qeveria Italia ka dhënë përgjatë viteve të bashkëpunimit tonë. Falë dozave të dhuruara nga Italia përmes programit COVAX kemi vazhduar me programin e vaksinimit. Synojmë të vijojmë me rritjen e mbulesës vaksinale si garanci”, u shpreh ajo.

Ministri Roberto Speranza u angazhua për të konsideruar rishikimin e këtij vendimi.

“Paralelisht me listimin e vendeve nga Bashkimi Europian, ne bëjmë analizën bazuar në vlerësimet tona, duke nxjerë urdhëresa që janë me një periodicitet të caktuar. Në fillim të muajit dhjetor ne do të rivlerësojmë urdhrin, në varësi të situatës epidemiologjike”, tha Speranza.

Në një deklaratë për mediat, Manastirliu tha se ka marrë garanci nga ministri Speranca se vendimi i shtetit italian do të vlerësohet sipas periodicitetit bazuar në situatën e pandemisë.

“I kam kërkuar ministrit Speranca për të vlerësuar vendimin në bazë të situatës për udhëtimet e shqiptarëve në Itali e do vlerësohet ky vendim sipas periodicitetit bazuar në situatën epidemiologjike. Ajo që duhet vijuar është vaksinimi vaksinimi”, tha Manastirliu.

Kujtojmë se që prej datës 26 tetor 2021 qeveria italiane ka forcuar masat kufizuese, për të përballuar situatën emergjente epidemiologjike shkaktuar nga Covid-19.

Si rrjedhojë, duke filluar nga data ?? ?????, shtetasit nga:
– Shqipëria
– Maqedonia e Veriut
– Serbia
– Mali i Zi
– Bosnje Hercegovina
– Libani
– Azerbajxhani
– Moldavia
– Brunei
– Armenia
mund të hyjnë në Itali vetëm për motive të caktuara si:?
-motive pune,
-motive shëndeti,
-motive studimi,
-motive urgjence,
-persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës,
-familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali,
-personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezident në Itali,
-sportist, teknik dhe gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.
➡️Shtetasit që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, pavarësisht nga nënshtetësia dhe që kanë qëndruar aty më shumë se ??? orë do ti nënshtrohen edhe një vetë izolimi ?? ditor, në fund të të cilit do kryejnë edhe një tampon molekular apo antigjenik.
?Dokumentacioni i nevojshëm që kërkohet:
a) prezantimi i “Passenger Locator Form” në format dixhital ose në kopje fizike
https://app.euplf.eu/
b) prezantimi i testit me rezultat negativ molekular ose antigjenik, të kryer 72 orë përpara udhëtimit;
c) qytetarët i nënshtrohen izolimit në mirëbesim prej 10 ditësh në adresën e deklaruar në “Passenger Locator Form”;
d) i nënshtrohen testit molekular ose antigjeni, në përfundim të izolimit.
❗Këto masa janë të vlefshme deri më datë ?? ??????? 2021

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *