Konsumimi i ëmbëlsirave në mëngjes ndikon pozitivisht në trupin tuaj.
Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se njerëzit të cilët pëlqenin të ëmblat e çokollatën e zezë kryesisht, ishin më të shëndetshëm se njerëzit që preferonin ushqimet e kripura. Kjo pasi çokollata ka një efekt të drejtpërdrejtë në nivelin e inteligjencës.
Pra nëse kujtesa juaj do të përmirësohet ndjeshëm dhe do t’ju zhvillojë të menduarit në mënyrë abstrakte.
“Sapo ju zgjoheni, truri juaj ka nevojë për energji. Kjo është periudha e ditës kur trupi juaj e konverton ushqimin në energji, ndërsa gjatë pjesës tjetër të ditës, kur ju hani, trupi juaj e shndërron ushqimin në rezervë yndyrore. Sipas dietologëve, çokollata nuk duhet ngrënë më vonë se ora 9 e mëngjesit. Njerëzit që marrin karbohidratet, proteina dhe thuajse 600 kalori në mëngjes, humbin më shpejt peshë sesa njerëzit që konsumojnë edhe më pak kalori, por në orare të ndryshme të ditës”, thotë dr. Daniela Jakuboëicz, autore e shumë librave.