Kujdes! Iriqët mund të jenë shkaktar i infeksioneve, shmangni kontaktet me ta

Një parazit tepër rezistent ndaj antibiotikëve rritet në lëkurën e iriqëve të egër. Bakteri, një lloj stafilokoku, ka përparuar natyralisht si rezultat i një beteje mes kërpudhave dhe baktereve te këto kafshë.

Iriqët mund të bartin mikrobet e salmonelës në jashtëqitjet e tyre ndërsa duken të shëndetshëm dhe të pastër. Këto mikrobe mund të përhapen lehtësisht në trupin e tyre, habitatet, lodrat, shtratin dhe çdo gjë në zonën ku ata jetojnë. Njerëzit mund të sëmuren pasi prekin iriqët ose ndonjë gjë në habitatet e tyre.

Paraziti i ardhur nga iriqët evoluoi përpara se të krijoheshin antibiotikët që ne njohim sot. Një skuadër ndërkombëtare shkencëtarësh zbuloi që një kërpudhë lëkure e zakonshme te iriqët, është një prodhuese natyrale antibiotikësh. Bakteri i gjetur zhvilloi një përgjigje automatike rezistente ndaj tyre.

Ky bakter është shkaktar infeksionesh në 1 në 200 njerëz. Përdorimi i tepruar i antibiotikëve, si te kafshët, edhe te njerëzit, nxit rezistencën e tij, e për pasojë sëmundjet.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *