Kujdes! Ja çfarë probleme ju shkakton letra higjienike në zonën intime

Shëndeti i zonës intime është shumë i rëndësishëm për një vajzë/grua, pasi shpesh herë vuajnë nga infeksion mykotik apo edhe ndonjë aromë të padëshiruar.

Priza.al sjell në vëmendjen tuaj disa nga problemet që shkaktojnë letrat higjienike në këtë zonë:

Infeksionet e traktit urinar
Mund të duket e çuditshme që një produkt i tillë të shkaktojë infeksion të traktit urinar, por kështu është. Uretra (vendi nga ku del urina) është e shkurtër dhe baktereve nuk u duhet të udhëtojnë shumë gjatë për të arritur në fshikëz. Kur pastroheni nga pas-para, mund të zhvendosni papastërti nga zona e anusit drejt uretrës dhe kështu të kontribuoni në krijimin e një infeksioni. Prandaj, rekomandohet që fshirja të bëhet nga para-pas, ose thjesht tamponim.

“Prerjet” e vogla

Fshirja në mënyrë të ashpër, me një letër po ashtu të ashpër, mund të shkaktojë prerje të vogla në pjesën e vulvës. Lëkura në këtë zonë është tepër delikate, ndaj duhet të tregoheni të kujdesshme gjatë fshirjes sepse këto të prera mund të krijojnë infeksione. Madje më mirë të tampononi sesa të fshini.

Enjtja

Disa lloje letrash higjienike kanë parfume, bojë dhe kimikate të tjera që mund të irritojnë lëkurën dhe të shkaktojnë enjtje në zonën intime. Kjo ndodh veçanërisht me letra që kanë zbardhues.

Infeksione mykotike

Parfumet e letrave higjienike, apo edhe kimikatet e tjera, mund të shkaktojnë zhbalancimin e PH-it në vaginë dhe të çojnë në krijimin e një infeksioni mykotik. Nëse e keni këtë shqetësim, zgjidhni një lloj letre higjienike hipoalergjike.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *