Nëse keni qenë të prekur nga virusi covid-19 atëher ë duhet të keni patjetër këto shenja ndjerë lodhje të gjatë dhe rraskapitëse. Megjithatë, pikërisht kur menduat se po “vinit në vete”, lodhja vazhdoi të ndërhynte në funksionimin tuaj të përditshëm.
Të shqetësuar për këtë pjesë ekspertët janë të shqetësuar për numrin e njerëzve që raportojnë lodhje, edhe pas shërimit nga virusi.
“Meqenëse nuk ka një përkufizim të dakorduar të lodhjes pas Covid-it, është e pamundur të jepet një numër i saktë i njerëzve që e përjetojnë atë”, thotë Dr. Natasha Yates, asistente profesore në Universitetin Bond dhe shton: “Vlerësimet ndryshojnë ndjeshëm në mbarë botën. Një studim zbuloi se 13-33 për qind e njerëzve ishin të lodhur 16-20 javë pas fillimit të simptomave. Ky është një problem shqetësues i përhapur”.
Lodhja dhe Covid-i i zgjatur nuk janë domosdoshmërisht të njëjta
“Në fillim të pandemisë, ne kuptuam se disa pacientë kishin një sërë simptomash dobësuese që u zvarritën për muaj të tërë, të cilat ne tani i quajmë Covid afatgjatë.
Rreth 85 % e pacientëve me këtë gjendje përjetojnë lodhje, duke e bërë atë një nga simptomat më të zakonshme pas Covid. Megjithatë, njerëzit me Covid afatgjatë kanë një sërë simptomash të tjera, si “mjegull truri”, dhimbje koke dhe dhimbje muskulore”, theksoi Dr. Natasha Yates.
Mjekët dhe shkencëtarët vazhdojnë të mësojnë gjëra të reja çdo ditë se si dhe pse disa njerëz përjetojnë simptoma si lodhja kronike, ndërsa të tjerët jo.
“Ne shohim simptoma të ngjashme me astmën, lodhje dhe mjegull të trurit, por nuk jemi të sigurt pse shfaqet tek disa njerëz dhe jo tek të tjerët ose pse disa njerëz shërohen gjashtë ose 12 muaj pas infektimit. Ka njerëz tek të cilët shohim vetëm probleme të frymëmarrjes si gulçim dhe kollë.
Dhe ka një grup tjetër pacientësh që mund të kenë simptoma të frymëmarrjes, por kanë edhe dhimbje muskulore në kyçe dhe probleme të shëndetit mendor”, tha doktor Steven Fox.
Ju kujtojmë se ekspertët tanë paralajmërojnë edhe për simptomat pas infeksionit të zgjatur me korona. Shumë studime kanë treguar se lista e sindromave post-covid po bëhet më e madhe dhe se nëse shfaqen simptoma të pazakonta, duhet patjetër të kontaktoni mjekun tuaj.