Moti i keq dhe me shi do të rikthehet këtë fundjavë!
Bëhet me dije nga shërbimi Meteorologjik Ushtarak se ditën e premte moti parashikohet kryesisht i vranët, ndërsa reshjet e shiut do të bëhen të pranishme me intensitet të ulët thuajse në të gjithë vendin.
Ndër të tjera në njoftimin zyrtar theksohet se në pjesën bregdetare e kryesisht në veriperëndim e jugperëndim të vendit reshjet e shiut do të marrin formën e rrebesheve me rrufe, ndërkohë që në alpe pritet dëborë.
Sa i përketë erës ajo të fryjë nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era hera herës e vrullshme. Më pas, në datën 4 do të ketë një ndërprerje të reshjeve për t’u rikthyer më pas një ditë më pas. Sa i përket temperaturave ato pritet që të variojnë: 4 deri 10°C në zona malore; 6 deri 17°C në zonat e ulëta, ndërsa 9 deri 18°C në zona bregdetare.
/Priza.al/