Kjo është një kolonë makinash, ku të gjitha mjetet janë duke qëndruar në korsinë e shpejtësisë, ndërkohë që korsia tjetër është totalisht bosh.
Kjo sjellje e drejtuesve të mjetit, që bllokojnë korsinë e shpejtësisë bëhet shpeshherë shkak i burimit të aksidenteve sipas ekspertit rrugor Arben Luzi:
Një tjetër problematikë në rrugët interurbane të Shqipërisë siç është kjo e Tiranë-Durrës janë edhe korsitë e shpejtimit dhe ngadalësimit, që mundësojnë hyrjen dhe daljen nga rrugët dytësore. Në shumicën e rasteve këto korsi janë tepër të shkurtra dhe nuk i jep shoferit mundësinë të marrë shpejtësinë e duhur.
Kamera e “Top Channel” vëren edhe momentet në mbikalimin e Kasharit ku makinat hyjnë me vështirësi në autostradë dhe situata bëhet problematike, ndërmjet drejtuesve.
Në këtë rast shumë prej tyre detyrohen të qëndrojnë në korsinë e shpejtësisë për të shmangur makinat që vijnë nga rrugët dytësore dhe kanë shumë pak metra në dispozicion për të hyrë.
Eksperti Luzi mendon se, korsia duhej të ishte bërë më e gjatë nga autoritetet, pasi automjetet nuk mund të marrin dot shpejtësinë e duhur dhe të futen në korsitë e lëvizjes.
/Burimi: TCh/