Kujdes me domatet e Beratit! Vendet e BE-së refuzuan ngarkesat nga Shqipëria, shkak spërkatja me pesticidin kancerogjen nga Serbia

Në përgjithësi të gjithë fermerët shqiptarë përdorin pesticide të pa lejuara nga vendet europiane dhe të rrezikshme për perimet dhe frutat që duan të tregtojnë.

Kjo për arsye se në vendin tonë prej vitesh futen pesticide të rrezikshme dhe të pakontrolluara nga autoritetet, por mjafton të jenë të një kompanie që ujditë i bën me zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë.

Ndërkohë, këto ditë fermat e Beratit që kultivojnë domate, janë konstatuar se po përdorin pesticide të ndaluara.

Disa ditë më parë një kamion më domate të vogla, u kap në një nga doganat e vendeve të Bashkimit Evropian, për pasojë ngarkesa u kthye mbrapsht në Shqipëri pasi sipas rezultatit të analizave, domatet rezultuan të kishin ngarkesë të madhe të insekticidit të rrezikshëm “Buprofezin”.

Insekticidi i mësipërm, që përdoret për të vrarë fluturën e bardhë dhe morrin tek të domatja, në vendin tonë futet në mënyrë ilegale. Fermerët shqiptarë për të luftuar morrin dhe fluturën e bardhë, prej vitesh në serat e tyre prodhimin bujqësore e spërkasin me helmet e ndaluara, si “Methomyl 90”, “Sunfire” dhe tani “Buprofezin”.

Autoritet përgjegjëse që duhet të garantojnë sigurinë ushqimore, duket se përballë kontrabandistëve dhe fermerëve të papërgjegjshëm, ndjehem të pafuqishëm.

“-Përse fermerët i përdorin pesticidet e ndaluara?

-Fermerët përdorin pesticidet e ndaluara pasi mendojnë se ato janë më cilësore.

– Ky mentalitet përse përqafohet edhe nga farmacitë bujqësorë?

-Sepse atë kërkon fermeri dhe mendojnë për fitimin.

Ku gjendet këto pesticide si vijnë ato në Shqipëri?

– Vijnë nga Serbia dhe Kosova”,- deklaron Bilbil Beqiraj, Kreu i Shoqatës se Farmacistëve Bujqësore.

Fermerët vendas nuk tregojmë kujdes për prodhimin që kultivojnë, para se të mendojnë për cilësinë ata kërkojnë tregun.

Për këtë arsye fermerët e pandërgjegjshëm përdorin insekticide të ndaluara, që vënë në rrezik jetën tonë. Por edhe në rastet kur insekticidet janë të miratuar ata nuk respektojnë karemcën e tyre.

“Karenca është koha e shpërbërjes së elementëve kimikë të preparatit. Koha e shpërbërjes varion nga 1 ditë deri në 2 muaj. Respektimi i karencës është i domosdoshëm, pasi kështu mbrojmë konsumatorin. Përse nuk e respektojnë karencën fermerët tanë? Sepse e kanë mendjen tek tregu dhe çmimi i lartë”,- tha më tej Bilbil Beqiraj, Kreu i Shoqatës se Farmacistëve Bujqësore..

/Burimi: TCH/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *