Kujdes nga ngricat! Mbyllet Rruga e Arbrit/ Stuhi bore në Librazhd, pa energji elektrike gjysma e qytetit

Moti i keq ka përfshirë vendin, ndërsa autoriteti rrugor shqiptar njofton se gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore.

Reshjet e dëborës që kanë nisur mëngjesin e kësaj të premteje kanë shkaktuar jo pak problematika në qarkullimin e automjeteve dhe si pasojë rruga e Arbrit është mbyllur deri në një njoftim të dytë. Kujtojmë se Rruga e Arbrit mbyllet sërish më pak se dy muaj nga hapja zyrtare për qarkullimin e mjeteve. Kjo pasi kalimi në Bypasin e Murrizit bëhet tepër i rrezikshëm.

Reshjet e dëborës kanë mbuluar qytetin e Peshkopisë dhe zonat malore, ku trashësia varion deri në 40 cm.

Po ashtu dëbore ka pasur edhe në: Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë, Fushë Stude-Klenjë, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin.

Lartësia e dëborës në Shishtavec është 40 cm, në Valbonë 15 cm dhe në Qafë Prushi Has 10 cm. Edhe në Bulqizë termometri ka shënuar -7 grade Celsius dhe dëbora ka sjellë problem në rrugët kryesisht rurale.

Me vështirësi kalohen edhe rrugët rurale të njësive Martanesh, Trebisht, Ostren Zeqan dhe ne disa rruge te njesive Fushe Bulqize dhe Shupenze ku kalimi behet vetëm me zixhirë.

Ndërkohë në rrugët nacionale Peshkopi-Tiranë qarkullimi vijon pa probleme, ndërsa kalimi në aksin Peshkopi-Kala, i Peshkopi-Draj Reç-Kukës, e Dodës-Kukës duhet të bëhet me zinxhirë.

Për procesin mësimor, nga ana tjetër në Bulqizë ka pasur një mungesë të theksuar të nxënësve në klasa për shkak të reshjeve të dëborës që vijojnë me intensitet të lartë,

Trashesia e dëborës në njësitë administrative të kësaj zone vijon nga 10 cm deri në 40 cm,ndërkohë disa fshatra kanë ngelur pa energji elektrike,si pasoje e dëmtimit te linjave te transmetimit te ulet dhe atë të mesëm.

Pa energji janë edhe Nj.Ad të Kukësit si Ujmisht, Bushtricë dhe Grykë Çajë, Tërthore, fshatrat Shishtavec, Novosej, Zapod Nj.Ad Shishtavec, qyteti Kukës 400 abonentë bashkia Kukës dhe Nj.Ad Gjinaj bashkia Has.

Njoftimi nga Policia e Dibrës:

Nisur nga situata metereologjike ku qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura të dëborës, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë, për shkak të reshjeve, ky aks rrugor do të jetë i bllokuar përkohësisht deri në pastrimin total nga firma kontraktore.

Apelojmë që drejtuesit e mjeteve të ndjekin aksin rrugorë Klos-Burrel-Ulëz, dhe të mos shkaktojnë trafik.

Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në të dyja kahet e lëvizjes dhe nuk do të lejojnë asnjë drejtues mjeti të qarkullojë deri sa rruga të pastrohet plotësisht nga kontraktorët.

Akset rrugore Bulqizë-Peshkopi; Bulqizë-Klos janë të kalueshme por drejtuesit të mos qarkullojnë pa goma dimërore. Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *