Një asteroid i madh me diametër rreth 1.8 kilometra pritet të kalojë relativisht afër me Tokën më 27 maj, njoftojnë shkencëtarët.
Asteroidi është një nga më të mëdhenjtë që janë gjetur ndonjëherë, ku dhe po i afrohet planetit tonë dhe ka madhësi më shumë se dyfishi i madhësisë së ndërtesës më të lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai. Asteroidi u zbulua në vitin 1989 dhe është një nga 2265 shkëmbinjtë hapësinorë që Agjencia Hapësinore e SHBA (NASA) i konsideron “asteroide potencialisht të rrezikshëm “. Asteroidi do të bëjë kalimin në fund të majit dhe nuk do të afrohet përsëri deri në vitin 2914 .
Ai do të kalojë të paktën dhjetë herë nga Toka. Kalimi i tij do të jetë një mundësi e mirë për vëzhgim nga astronomët, profesionistët dhe amatorët.