KUJDES! Për disa mund të jenë pamje të rënda, momenti ku Dembele shembet në tokë, humb ndjenjat në fushë

Momente paniku janë regjistruar mesditën e sotme në stërvitjen e Atletico Madrid. Futbollisti Moussa Dembele ishte nuk është ndjerë mirë dhe është përplasur në tokë, pasi humbi ndjenja.

Ky moment ka shkaktuar panik te lojtarët e tjerë të grupit të cilët kanë nxituar që t’i japin ndihmën e parë e më pas kur gjendja po vinte duke u përkeqësuar, thirrën ekipin mjekësor të cilët e nxorën me barelë nga fusha.

Fatmirësisht, gjendja e tij shëndetësore është e mirë ka njoftuar klubi.

“Ai përfundimisht u kthye në vetëdije, por do të vazhdojë të monitorohet dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore”, ka njoftuar klubi.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *